Jeni në duar të sigurta !
Ekipi ynë është dëshmuar disa herë deri tani se është zgjedhja më e mirë për të larguar problemin tuaj shëndetësor dhe për të rikthyer shëndetin tuaj.
Përzgjedhja juaj për shërbimet tona, nuk do të ju zhgënjej.
Rreth nesh
Edukimi i mirëfilltë e kualitativ profesional, etika dhe vullneti, eksperincat e shkëmbyera me kolegë nga Kosova, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Kroacia dhe organizata të shumta profesionale europiane, pjesëmarrja si ligjërues në konferenca dhe kongrese shkencore ndërkombëtare, korrektësia dhe bashkëpunimi, janë tiparet kryesore të ekipit tonë.
Na njihni
Rreth nesh
Ekipi ynë përbëhet nga bachelor të shkencave infermierore dhe infermier të përgjithshëm të edukuar, profesional, plot vullnet, me ekspertiza të dëshmuara pranë kolegëve nga Kosova, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Kroacia dhe të shumë vendeve tjera europiane, ligjërues në konferenca dhe kongrese shkencore ndërkombëtare, korrektë dhe bashkëpunues.
Çfarë na bën të veçantë nga të tjerët?
Motivimi
Motivimi për shërbime kualitative infermierore dhe kujdes të denjë për qytetarin tonë, duke respektuar të drejtat e tij dhe dinjitetin e tij si pacient.
Misioni
Shërbim profesional, i saktë, korrekt dhe i qasshëm në çdo kohë për të gjithë.
Shkathtësitë tona
Eksperiancë mbi 25 vjeqare, teknika të avancuara në ofrimin e kujdesit, njohuri profesionale të përditësuara, shkathtësi dhe angazhime të nderuara me disa mirënjohje dhe falenderime, trajnime të shumta ndërkombëtare.
Edukimi shëndetësor
Në këtë rubrikë, së shpejti do të mund të gjeni materiale të ndryshme shkencore të cilat do të jenë të dobishme në edukimin shëndetësor të të gjithë komunitetit.
Na angazhoni
Ne jemi ekipi i duhur ku gjeni shkathësitë, korrektësnë dhe zgjidhjen më të mirë për kujdesin tuaj deri në shërim.